KBF PENZA - KBF BASHKIMI

3-1 rezultati i përgjithshëm, Penza fiton derbin
13 March, 2022 @21:16
Derbi i xhiros së 18 në Ligën e Femrave, i takoi Penzës e cila e mposhti Bashkimin me rezultat 71-61.
Dallimi 10 pikësh në çerekun e parë, i koshtoi gjatë gjithë ndeshjes Bashkimit dhe nuk arriti ta mposht për herë të dytë Penzën.
Cheal Rael Whitsitt ishte më e mira te skuadra pejane me 24 pikë, 14 kërcime, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Valbona Bytyqi me 14 pikë dhe Jeta Zeka me 13 pikë.
Te Bashkimi Monique Coker luajti me 20 pikë e 13 kërcime dhe Era Shatri me 15 pikë e 9 kërcime.
Me këtë fitore Penza e siguron pozitën e dytë, derisa bilansi aktual është 14 fitore e 4 humbje, kurse Bashkimi gjendet në pozitën e tretë me 12 fitore e 6 humbje.
Penza në xhiron e 19 pret Kastriotin në shtëpi, kurse Bashkimi në Prizren përballet me Prishtinën pa humbje.