Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRIZRENI'16

Fitore e madhe e Rahovecit, pranë PlayOffit

Foto: KBRahoveci/ Sh. Berisha/ fb

Fitore e madhe e Rahovecit, pranë PlayOffit


13 March, 2022 @20:56

Rahoveci ka arritur të shënojë një fitore tepër të rëndësishme ndaj ekipit të rrezikshëm të Prizrenit’16, ndërsa me këtë fitore ka ngritur gjasat për të dalë nga pozita e PlayOutit në atë të PlayOffit.

Pas një ndeshjeje që përgjithësisht ishte e barabartë, dallimi u bë në minutën e fundit të ndeshjes, kur te vreshtarët shënonte Edmond Kryeziu (një herë tre pikësh, një herë dysh) ndërsa në anën tjetër dështuan Altin Morina dhe Tyrell Williams, për të përfundnuar ndeshja me 10 pikë dallim në të mirë të Rahovecit 95-85 [32-25, 16-21, 19-20, 28-19].

Ivan Koljevic ka luajtur pa pushim për skuadrën e Rahovecit ndaj ish skuadrës së tij, ndërsa ka shënuar 24 pikë, duke shutuar 4/7 për tre pikë.

TABELA AKTUALE

Fisnik Rugova ka vazhduar formën e mirë, duke luajtur me 19 pikë, 7 kërcime e 7 asistime në fitore, ndërsa Makol Mawien në 20 minuta lojë ka shënuar 15 pikë e 4 kërcime.

Nuk kanë mjaftuar 26 pikët e Arti Hajdarit luftarak sonte, e as 22 pikët e shënuara nga Darrell Davis, që shtoi gjithashtu 5 asistime e 7 kërcime në llogari të tij te Prizreni’16.

Prizrenasve sonte nuk i shkoi shuti për tre pikë, derisa në mënyrë ekipore shutuan 8-32.

Pas kësaj ndeshjeje Rahoveci tash është shumë afër Bashkimit në renditje, me bilanc 8-13, kurse Prizreni’16 ka të kundërtën, 13-8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga