Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PEJA

Çereku i tretë vendosi derbin, Peja mposhtë Bashkimin

Çereku i tretë vendosi derbin, Peja mposhtë Bashkimin


13 March, 2022 @18:42

Dardan Berisha ka shënuar 23 pikë, ndërsa Calvin Godfray ka startuar karrierën te Peja me double-double prej 13 pikëve e 11 kërcimeve, derisa verdhezinjtë kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit në Prizren sot, 61-76 [20-18, 19-20, 7-25, 15-13].

Gjatë gjithë kohës ndeshja ka qenë thuajse e barabartë, derisa dallimi kryesor u bë në çerekun e tretë të ndeshjes, kur Peja ndali Bashkimin në shtatë pikë! (7-25).

TABELA AKTUALE

Kjo bëri që ata të hynë qetë në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes dhe kështu marshuan lehtë drejt fitores së radhës për ta në Superligë.

Te Peja, pos Daniel Lekndreajt që pushoi 5 minuta në ndeshje, asnjë lojtar i pesëshes së parë s’ka pushuar për asnjë minutë!

Te Bashkimi 18 pikët e Valon Bunjakut dhe double-double i John Florveus prej 13 pikëve dhe 11 kërcimeve nuk mjafuan për të befasuar pejanët.

Te Bashkimi debutoi edhe përforcimi i ri i skuadrës, Terrence Thompson, që luajti 12 minuta dhe shënoi 5 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje Bashkimi ka bilanc 9-13 ndërsa Peja 14-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga