DATA E SOTME, 3 DEKADA MË PARË
3 dekada nga fitorja e Jugoplastikës ndaj Barcelonës
19 April, 2020 @22:21
Në datën e sotme, 19 prill, të vitit 1990, Jugoplastika e Splitit kishte shënuar fitore në finale të Final Fourit të Euroligës, duke e mposhtur Barcelonën në 72-67.
Jugoplastika kishte fituar titullin e dytë radhazi të më të mirit në Evropë, ndërsa dyshja e jashtëzakonshme e saj Toni Kukoc e Dino Radza po ngriteshin gjithnjë e më shumë si basketbollistë.
Yjet spanjolle si San Epifanio e Solazabal nuk kishin arritur t’i bëjnë ballë të portokalltëve në finale, përkundër se në palestër të Zaragozas ishin mbi 9 mijë tifozë të zjarrtë vendas që kërkonin fitoren e katalonasve.
EUROLEAGUE FINAL 1990: Barcelona 67-72 Jugoplastika
Barcelona: Solazabal 5, San Epifanio 10, Jimenez 8, Wood 12, Norris 18, Costa 3, Crespo 5, Ferran 6, Gonzales, Lopis. Trajner: Garcia Aito.
Jugoplastika: Ivanovic 12, Perasovic 12, Sretenovic 5, Sobin 7, Radza 12, Kukoc 20, Savic 4, Tabak, Pavicevic, Naumoski. Trajner: Bozidar Maljkovic.
Përndryshe, në këtë ndeshje Toni Kukoc u shpall MVP i Final Fourit të vitit 1990 dhe koshashënuesi më i mirë i Euroligës për sezonin 1989/90.