Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DUELIT PRIZRENI-TREPÇA

3 pa pushim, Prizreni mposhti Trepçën me 6 lojtarë

Foto: KBPontePrizreni/fb

3 pa pushim, Prizreni mposhti Trepçën me 6 lojtarë


25 November, 2022 @2:07

Skuadra e Prizrenit është treguar më e mirë se Trepça në përballjen e mbetur të xhiros së tetë të Superligës që u luajt të enjten mbrëma në Sezai Surroi, ndërsa trajneri Arbnor Rifati përdori vetëm gjsahtë lojtarë të tij përgjatë ndeshjes, për ta fituar njërën ndër skuadrat më të kompletuara të këtij edicioni, sa i përket numrit të lojtarëve cilësor në dispozicion.

Derisa Urim Zenelaj, Ivan Koljevic dhe Muhamedali Janjeva luajtën nga 40-minuta në ndeshjen që e fitoi ekipi i tyre me 10 pikë dallim, 85-75, Rifati përdori në total gjashtë lojtarë për të arritur te fitorja, duke qenë se pos treshes që luajti pa pushim në parket u futën edhe Wayne Arnold, Meriton Ismaili dhe Dachon Burke.

Vetëm Vëllaznimi, Bashkimi e Rahoveci kanë më shumë humbje se Trepça!

Në anën tjetër Trepça e drejtuar nga trajneri i ri i saj Aleksandar Jonchevski, përdori nëntë lojtarë gjatë ndeshjes, por humbjen nuk e evitoi, derisa më së shumti në parket e përdori yllin mitrovicas Drilon Hajrizi, që luajti mbi 36-minuta për ekipin e tij. Pesë sekonda më pak se Driloni e përdori Erjon Kastratin (36:13), ndërsa Jonchevski pësoi për herë të dytë në Superligë nga rivalët që llogariten të jenë kundërshtarë të tyre për pjesën e epërme të tabelës. Pas Prishtinës ata u mposhtën edhe nga Prizreni.

Trajneri verimaqedonas, që është edhe përzgjedhës i kombëtares së këtij vendi ka fituar vetëm ekipet e pjesës së poshtme të renditjes tabelare, Bashkimin dhe Rahovecin (nuk ka qenë prezent në lojë). Por, për tu theksuar, tri nga këto katër ndeshje Trepça i luajti jashtë, ndërsa vetëm me Rahovecin luajti brenda. Aktualisht Trepça që ka bilanc 6-5 pas 11 ndeshjeve të zhvilluara në total, ndërsa ka më pak humbje vetëm se Vëllaznimi, Bashkimi e Rahoveci.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga