Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

4 përgatitore, 4 fitore nga Peja!

Fotot: KBPeja/fb

4 përgatitore, 4 fitore nga Peja!


8 September, 2022 @15:26

Në ndeshjet për të cilat nuk ka pasur shumë informata dhe i kanë zhvilluar skuadrat e Superligës në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri, KB Peja ka bërë të ditur dje, se ka fituar të gjitha duelet e zhvilluara përgatitore.

Verdhezinjtë të cilët këtë stinor do të drejtohen nga trajneri turk Can Sevim, kanë luajtur ndaj Vëllaznimit, Ponte Prizrenit dhe ndaj Rahovecit dy herë.

Ndërsa, të gjitha këto ndeshje i kanë fituar, ka bërë të ditur njoftimi i Shqiponjave.

KB Peja

Peja së pari ka luajtur ndaj Vëllaznimit jashtë, të cilët i ka mposhtur 92-58. Pas kësaj është ndeshur me Ponte Prizrenin në Karagaç, duke i mposhtur 92-70 e pas kësaj janë luajtur edhe dy duele ndaj vreshtarëve.

Një brenda dhe një jashtë, por të dyja kanë përfunduar me fitore të pejanëve, ku dueli i parë është fituar me dallim të madh 88-55, ndërsa ai i dyti shumë më ngushtë, 90-85.

Verdhezinjtë stinorin e nisin sikurse e gjithë Superliga këtë fundjavë, ndërsa që në xhiron e parë do të përballen me rivalin e ashpër të tyre, KB Prishtina.

Ora dhe dita e ndeshjes ende nuk është bërë e ditur, derisa verdhezinjtë do të jenë mysafir në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ku ndër lojtarët kryesor të bardhekaltërve vendas do të jetë ylli i deritashëm i Pejës, Dardan Berisha!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga