PUBLIKU
850 shikues, dominon Suhareka
23 March, 2016 @15:48
Nga 4 përballjet e fundjavës që shkoi, ndeshja Ylli - Trepça e zhvilluar në Suharekë ka mbledhur më së shumti shikues.
Sipas Raportit të lëshuar nga Komesari i Garave sot, në palestrën 13 qershori kanë qenë 500 shikues që është më shumë se gjysma e të gjitha ndeshjeve tjera bashkë këtë fundjavë përfshi edhe duelin Bashkimi - Sigal Prishtina.
Në ndeshjen Bashkimi - Sigal Prishtina janë regjistruar 200 shikues, ndërsa në dy ndeshjet tjera: Kerasan - Peja (50 shikues) e Sigal Prishtina - Vëllaznimi (100 shikues).