NGA RAPORTI JAVOR
Mijovic dhe Washburn, gjoba për teknike
23 March, 2016 @15:29
Në Informatorin numër 24 të Komesarit të Garave për xhiron e XXIV të Superligës janë shqiptuar vetëm dy gjoba dhe të dyja ato në ndeshjen Bashkimi - Sigal Prishtina.
Trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic dhe qendra e Sigal Prishtinës Jason Washburn kanë marrë gjoba për gabimet teknike të tyre, reagime jo-sportive.
Mijovic është gjobitur me 150 euro, për shkak të gabimit të përsëritur, ndërsa Washburn me 50 euro. Në ndeshjet tjera të zhvilluara të shtunën dhe të dielën që e lamë pas nuk ka pasur dënime tjera.