PARA NDESHJES SË PARË
BIBL favorizon Prishtinën
23 March, 2016 @13:47
Kampionja aktuale e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, është cilësuar si favorite para ndeshjes së sontme ndaj Beroes në kuadër të gjysmëfinales së BIBL.
Këtë e ka thënë edhe vetë faqja zyrtare e ligës ballkanike, duke cekur se ekipi i Sigal Prishtinës hyn në këtë ndeshje si favorit pasi që vijnë nga seria prej 8 fitoreve me radhë në BIBL, ndërsa Dardan Berisha, Mohamed Abukar dhe Jason Washburn kanë kapur formën e mirë të tyre dhe shtesat Andrew Warren e Willie Kemp janë komponuar mirë në skuadër.
Sigal Prishtina ka mposhtur dy herë Beroen në fazën e parë grupore të këtij stinori në BIBL, ku Sigal Prishtina kishte përfunduar e dyta në grup, ndërsa Beroe e fundit.
Sidoqoftë, trajneri i Prishtinës Antonis Constantinides por edhe Dardan Berisha janë shprehur kujdesshëm para ndeshjes së sontme.