PËRFAQËSUESET
Kosova miqësore me Maqedoninë
22 March, 2016 @19:39
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Leart Hoxha dhe anëtarët e Bordit, Arben Fetahu e Valton Bilalli, sot kanë qenë mysafirë të Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.
Delegacioni kosovar është pritur nga kryetari i federatës maqedonase, Petar Naumovski dhe anëtarët e tjerë të federatës.
Në këtë takim, është arritur marrëveshja në mes federatave që të zhvillohen ndeshje miqësore me përfaqësueset e të gjitha grupmoshave dhe në të dyja konkurrencat, orari i të cilave do të publikohej më vonë.
Federatat gjithashtu janë dakorduar në parim për orarin e aktiviteteve verore, si dhe është arritur marrëveshja që FBK-ja të dërgojë një person nga stafi i saj në Kampionatin Europian U-18 Divizioni B (meshkuj) që do të mbahet gjatë datave 29 korrik - 7 gusht në Shkup, me qëllim të vëzhgimit nga afër të këtij organizimi.