FIBA
Liga e Kampionëve në basketboll
21 March, 2016 @18:48
Nën organizimin e FIBA-së, do të krijohet Liga e Kampionëve edhe në basketboll.
Sot është bërë një mbledhje në Paris dhe është caktuar data e fillimit të Ligës së Kampionëve që do të nis me 27 shtator.
Sikurse në sistemin e futbollit, do të të bëhet edhe kjo organizatë. Dy ekipe që do të përfundojnë në krye të ligës do të inkuadrohen direkt në ligë, derisa gjithashtu do të bëhen dy faza eliminatore për t’u kompletuar liga.
Liga do të luhet me 32 ekipe dhe do të shpërndahen të ardhurat të gjitha skuadrave, ku minumumi i parave do të jetë 100 mijë euro.
Prej 30 shteteve do të luftojnë 56 skuadra për të hyrë në Ligën e Kampionëve në basketboll, derisa faza eliminatore do të fillojë nga 27 shtatori, ndërsa Final Fouri do të luhet me datën 28-30 prill 2017.
Nga shtetet si: Turqia, Franca, Gjermania, Greqia, Izraeli dhe Italia, do të kenë të drejtë të kualifikohen nga dy skuadra, derisa nga shtetet tjera vetëm një.
Në total do të jepen €4.42 mln. ku çdo ekip pjesmarës merr 100 mijë euro, e kampioni 500 mijë.