NGA MEDIAT
Synimi i Lisit, NBA
22 March, 2016 @9:24
Lis Shoshi që këtë stinor bashkë me ekipin e tij Little Rock Trojans bënë bujë në turneun e NCAA, ëndërron NBA-në.
”Ëndërr mbetet NBA. E di se ka shumë lojtarë që kalojnë nga NCAA në NBA, por ky kalim është tepër i vështirë,” ka thënë Shoshi në një bisedë me Kohën Ditore sot.
Shoshi me ekipin e tij bënë befasinë duke kaluar natën e parë të turneut për të dalë në 16 ekipet më të mira, ku pësuan nga Iowa State Cyclones, 78-61.
“Vetë paraqitja në këtë turne ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme. Krejt SHBA-ja e përcjellë këtë ngjarje, ndërsa të luash në palestër me 20 mijë shikues është e jashtëzakonshme,” ka thënë Shoshi 211 centimetra i gjatë, që në moshën 21 vjeçare të tij ka mundësi të artë për të bërë edhe një hap madhor në karrierë.