TOKIO 2019
Abe mposht Majlindën në gj’finale
26 August, 2019 @12:33
Kampionia Botërore Uta Abe ka mposhtur kampionen Olimpike Majlinda Kelmendi me ippon për të siguruar finalen e Kampionatit Botëror që po mbahet në Tokio.
Pas një lufte të mirë dhe nga dy dënimeve të secilës, një moment i solli mundësinë Abes për ta rrotulluar Majlindën në shpinë, që e bëri atë ta mbajë për 10 sekonda pakthim kosovaren, për të siguruar ipponin.
Majlinda u tregua e ashpër në luftë dhe japonezja shfrytëzoi dinakërinë për t’i ikur luftimit të afërt pasi që deri vonë ishte në epërsi me dënime të shqiptuara nga referi. Kjo shkaktoi lodhjen e Majlindës, që pasi u rrotullua me shpinë gjatë një kapjeje në tatami, nuk pati fuqi për t’i ikur shtrëngimit të Utës.
Mundësi për medalje në këtë Botëror natyrisht që do të ketë për Majlindën, pasi që do të ndeshet në duel për vendin e tretë me portugezen Joana Ramos.