TRANSFERET

Afati kalimtar i basketbollistëve 5 ditë
5 December, 2020 @17:48
Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e Bordit të FBK-së duke shqyrtuar edhe situatën me pandemi, është vendosur për afatin kalimtar të basketbollistëve për pjesën e dytë të sezonit basketbollistik.
Kështu, sipas njoftimit të lëshuar nga FBK-ja është bërë e ditur se afati kalimtar i basketbollistëve/eve për pjesën e dytë të sezonit 2020/21 hapet më 11 janar 2021 të hënën dhe do të mbyllet më 15 janar 2021 të premten.