Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS I KTHEHET SUPERLIGËS TURKE

Ahmet Kandemir merr drejtimin e Manisa BB

Ahmet Kandemir merr drejtimin e Manisa BB


14 June, 2023 @10:28

Trajneri që përfundoi stinorin 2022/23 te Prishtina në Superligë të Kosovës, duke arritur gjysmëfinalen e playoffit dhe duke luajtur finalen e Kupës së Kosovës, Ahmet Kandemir, ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i ekipit turk Manisa BB.

Ahmet Kandemir

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Manisa BB, Kandemir ka nënshkruar kontratë njësezonale me ekipin në fjalë dhe do t’i drejtojë ata përgjatë stinorit 2023/24. Manisa BB është pjesë e Superligës së basketbollit turk në stinorin e dytë me radhë dhe këtë stinor po kërkon rezultate edhe më të mira aty.

Ahmet Kandemir

Me këtë, tashmë është e sigurt se Prishtina do të kërkojë trajner të ri për edicionin 2023/24 të Superligës së Kosovës. Bardhekaltërit deri tash kanë bërë të ditur se kanë angazhuar në skuadër tre lojtarë për edicionin e radhës, ku kanë rikthyer Muhamedali Janjevën nga KB Prizreni, pastaj kanë siguruar shërbimet e Devoe Joseph nga Peja si dhe kapitenit të Pejës, Arti Hajdari.◼️


 
Të gjitha lajmet nga