Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIMI I RADHËS TE VËLLAZNIMI

Andi Shehu përforcimi i radhës vendor i kuqezinjëve

Andi Shehu, duke luajtur për Kosovën U-20/ Foto: FIBA

Andi Shehu përforcimi i radhës vendor i kuqezinjëve


11 January, 2021 @17:51

Vëllaznimi i Gjakovës vetëm një ditë pas paralajmërimit për përforcime të reja në skuadër, sot ka zyrtarizuar jo një, por dy basketbollistë të rinj në skuadër.

Pas zyrtarizimit të gjakovarit Atik Koshi, që iu rikthye ekipit kuqezinjtë që luajnë si vendas në “Shani Nushi” kanë zyrtarizuar edhe Andi Shehun.

Shehu 23-vjeçar që është 200 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alos dhe alo-qendrës së fundi ka qenë pjesë e skuadrës Branik nga Maribori i Sllovenisë.

Ai nuk është i panjohur në Superligë të Kosovës së basketbollit duke qenë se më parë ka luajtur edhe për ekipin e Bashkimit të Prizrenit, prej nga edhe është lojtari.

“Andi Shehu i bashkohet klubit. Shehu luan në pozitën 4. Pas pesë vitesh të kaluara në Slloveni, Andi ka nënshkruar me klubin e Vëllaznimit. Ai ishte pjesë e kombëtares A të Kosovës dhe U-20, derisa ka luajtur edhe për Bashkimin më parë,” ka bërë të ditur ekipi kuqezi nga Gjakova pak më parë.


 
Të gjitha lajmet nga