Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Andrew Gordon vazhdon me Trepçën

Andrew Gordon vazhdon me Trepçën


19 July, 2022 @1:01

Qendra që luajti rol të rëndësishëm në stinorin e kaluar te Trepça, Andrew Gordon, është konfirmuar sot edhe për një sezon te ekipi i minatorvë që drejtohet nga bullgari Ljubomir Minchev.

Gordon 209-centimetra i gjatë 25-vjecar përmes një njoftimi është bërë e ditur se do të qëndrojë te mitrovicasit edhe në sezonin 2022/23, ndërsa Trepça veçse ka konfirmuar pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup dhe do ta ketë kundërshtar Göttingenin në rrethin e parë kualifikues.

Andrew Gordon

Mitrovicasit deri tash sipas transfereve dhe vazhdimeve të kontratave me lojtarët janë më aktivët në treg dhe tashmë janë duke shikuar të shtojnë edhe 1-2 lojtarë në ekip për të bërë dy pesëshe plotësisht solide për basketboll vendor, e të jenë edhe më konkurrues jashtë vendit në aventurën e parë të tyre në garat e FIBA Europe.

E Gordon, la gjurmë si në ekip, ashtu edhe te tifozët e ekipit me paraqitjet e tij ku në Superligë ka pasur mestare prej 20.6 minutave për lojë, me 11.1 pikë për ndeshje, 0.5 asistime dhe 8.6 kërcime, si dhe 1.5 bllokada për ndeshje!

Në stinorin e kaluar, Trepça luajti të trija finalet e mundshme të organizuara nga FBK, ndërsa fitoi Kupën e Kosovës pas 10 vitesh!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga