Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Arbër Tolaj kalon te Bashkimi

Arbër Tolaj kalon te Bashkimi


3 October, 2015 @19:50

Vetëm një ditë para fillimit të kampionatit, skuadra e Bashkimit ka kompletuar edhe një përforcim.

Prizrenasit kanë nënshkruar me basketbollistin vendor, Arbër Tolaj, i cili për një kohë ishte pjesë e Sigal Prishtinës gjatë fazës përgatitore për stinorin e ri, por më pas për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet dy palëve, nuk u arrit të nënshkruhet kontrata.

Tolaj është i gjatë 191 centimetra dhe luan në pozitën 2. Ai së fundi ka luajtur për skuadrën, Phoenix Hagen, me të cilën ka pasur disa paraqitje edhe në Bundesligën gjermane.

Bashkimi nesër (e diel) do ta zhvillojë ndeshjen e parë kampionale, ku do të takohet me Yllin në Suharekë, ku në rast të kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm me kohë në FBK, edhe basketbollisti në fjalë do të mund të paraqitet për ekipin e portokalltë.


Video




 
Të gjitha lajmet nga