Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇËSHTJA SHKON NË ARBITRAZH

Arbitrazhi vendos, Trepça merr përparësinë e terrenit vendas

Me vendimin e KA-së, dy finale të sigurta do të luhen në "Minatori" / Foto: FBK

Arbitrazhi vendos, Trepça merr përparësinë e terrenit vendas


2 May, 2023 @10:40

Pas ankesës së KB Trepça të bërë lidhur me paqartësinë e PG-së lidhur me përparësinë e terrenit vendas në finale, pasi që mposhti liderin e stinorit të rregullt Prishtinën - Komisioni Arbitrar i FBK-së ka miratuar ankesën e KB Trepça dhe ka anuluar vendimin e KG-së që seria t’ia nis në Pejë.

Kështu, pasi që ka fituar Prishtinën në gjysmëfinale, Trepça do të ketë përparësinë e terrenit vendas në kuadër të serisë finale të PlayOffit, ndërsa në ndërkohë pritet të shihet orari i ri i ndeshjeve të serisë finale, pasi që datat duhet të jenë të përafërta.

“Një lexim i arsyeshëm i këtyre dy dispozitave, në përputhje me qëllimin e hartuesit dhe me praktikën e zbatimit të tyre në raste paraprake, është më se e qartë për KA se përparësia e terrenit vendas i takon ekipit që ka mposhtur ekipin më lartë të ranguar gjatë edicionit të rregullt të garave. Rrjedhimisht, KB Trepça ka përparësinë e terrenit vendas. Për më tepër, ky vendim është në përputhje edhe me praktikat e mëhershme, konkretisht me edicionin 2020/21, ku e drejta në serinë finale i është dhënë KB Peja, si ekip që ka mposhtur liderin e stinorit të rregullt,” — ka shkruar në arsyetimin e KA-së botuar në web-faqen e FBK-së.

Dispozitat

KG ditë më parë kishte caktuar terminet duke vendosur Pejën si ekip me përparësi terreni vendas. E pas ankesës së Trepçës, tashmë mitrovicasit do ta kenë përparësinë e terrenit vendas. Dispozitat jo shumë të qarta të PG-së së FBK-së për edicionin e Superligës 20222/23 thonë:

“Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1 vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin tri (3) fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit vajtje–ardhje dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt. Në rast të eliminimit të ekipit më lartë të plasuar, skuadra më poshtë e plasuar zë vendin e asaj skuadre.”

PLAYOFF SKEMA

“Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri (3) fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje–ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të mërkurën/enjten dhe shtunë/diel në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit konform PG.”

Pra tash, mbetet përcaktimi i orarit të ndeshjeve, derisa të mërkurën pritet të luhet përballja e parë në Mitrovicë, për të vazhduar të dielën në Pejë e kështu me radhë vajtje-ardhje derisa njëri ekip të arrijë tre fitore dhe të shpallet kampion i Superligës për edicionin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga