GOLI I RADHËS PËR MUJËN NË BELGJIKË

Arbnor Muja duke festuar golin e tij/ Foto: RoyalAntwerp/tw
Arbnor Muja përsëri shënon, Antwerp mposht Standardin
22 January, 2023 @15:32
Futbollisti i Kosovës, Arbnor Muja, ka shënuar përsëri në Jupiler të Belgjikës, derisa ekipi i tij Antwerp ka shënuar fitore të thellë ndaj Standard Liege-it sot, 4-1 [Janssen 8, 87, Muja 29, Bokadi 42ag. - Alzate 40].
Muja, me bashkëlojtarit e tij ka bërë një kombinim shumë të bukur për t’i dhënë avantazhin dygolësh skuadrës, ndërsa ai me të majtën goditi për të qëlluar çoshen e portës kundërshtare dhe për të shënuar golin e dytë këtë stinor në elitën belge të futbollit.
Derisa Genku lider ka 55 pikë, Antwerp është i treti aktualisht me 42 pikë, 7 më pak sesa Union St Gill.
Kujtojmë Muja kaloi këtë verë nga Drita te Antwerp, ndërsa belgët paguan 400 mijë euro për ta blerë lojtarin, që Drita e kishte blerë 80 mijë euro nga Trepça’89 një stinor më parë.
Arbnor Muja goal pic.twitter.com/lLrtE17GvL
— FrontLajm (@FrontLajm) January 22, 2023