ANDIN RASHICA
Armët e Prishtinës që sollën fitoren
23 January, 2022 @22:21
Për Prishtinën pas fitores ndaj Bashkimit dhe përmirësimit të bilansit në 9-8 pas 17 ndeshjeve të Superligës ka folur ndihmës-trajneri i ekipit Andin Rashica.
Ai ka shprehur moskontrollin e lojës në tri çerekët e parë të ndeshjes, ndërsa fundi i ndeshjes ishte shfryëtëzimi i mundësisë dhe kontrolli i bërë në kërcime e kundërsulme.
“Në tre çerekët nuk ishim të mirë se nuk e kontrolluam lojën qysh ne dijmë. Kërcimet në mbrojtje, mbyllja e koshit, kundërsulmet që janë arma jonë më e fortë, nuk shkuan si duhet. E në atë të fundit shfrytëzuam topat e fituar dhe si prej kundërsulmeve ashtu edhe prej kërcimeve bëmë dallimin e nevojshëm për fitore,” ka thënë Rashica pas ndeshjes.
Prishtina me këtë fitore ka bërë bilansin pozitiv. Tashmë bardhekaltërit për momentin kanë dalë në pozitë të katërt të renditjes tabelare, derisa kanë 9 ndeshje të fituara karshi 8 të humburave.
HIGHLIGHTS: Bashkimi-Prishtina
Bardhekaltërit në mesjavë luajnë ndeshje të vështirë ndaj Ironi Nahariya të Izraelit në kuadër të BIBL.