Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

Arrijnë donacionet e FIBAs për FBK-në

Arrijnë donacionet e FIBAs për FBK-në


Teksti: FBK

17 April, 2020 @12:30

Kanë arritur dy donacionet e FIBA-s për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK). Bëhet fjalë për terrenin e lojës 3x3, semaforin 3x3, topat 3x3, topat e Mini-Basketbollit dhe topat për vajza.

Në mars të këtij viti FBK ishte informuar nga FIBA se kjo e fundit ka vendosur të dërgojë një donacion me pajisje sportive për lojën 3x3 dhe deri te ky donacion kishte ardhur pas takimit që Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku e kanë pasur në nëntor të vitit të kaluar në Gjenevë me Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis.

Ky i fundit kishte premtuar se do të ndihmonte FBK-në në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj dhe të basketbollit në vendin tonë në përgjithësi, pas punës dhe përkushtimit të madh që FBK dhe krerët e saj e kanë dëshmuar tash e sa vite.

Ndërkaq një tjetër donacion që tashmë ka arritur në zyre të FBK-së janë topat e Mini-Basketbollit dhe topat për vajza.

FIBA në fund të vitit pati vendosur ta shpërblej FBK-në për punën e shkëlqyeshme që kjo e fundit e ka bërë gjatë vitit 2019 për zhvillimin e basketbollit ndër të rinj në vendin tonë.

Në fakt ka qenë FIBA Evropa që e ka nominuar FBK-në në mesin e dy Federatave Nacionale të Evropës për të qenë fituese e 300 topave Molten (të madhësisë 4, 5 dhe 3x3) për të inkurajuar FBK-në që të vazhdojë me punën e shkëlqyer që po e bënë e veçanarisht me të rinjtë.

Topat janë dërguar nga IBF (Fondacioni Ndërkombëtar i Basketbollit) që funksionon në kuadër të selisë qendrore të FIBA-s në Gjenevë. Ky fondacion është përgjegjës për zhvillimin dhe masovizimin e basketbollit ndër të rinj, kryesisht Mini-Basketboll nëpër të gjitha vendet e botës.


 
Të gjitha lajmet nga