MITROVICË
Arrin Goff, Trepça gati
17 August, 2013 @12:46
Qendra amerikane Robert Goff ka arritur në Mitrovicë dje ku është prezentuar zyrtarisht nga Trepça në një konferencë për media me bashkëlojtarët tjerë.
Goff 206 centimetra i gjatë pritet të bart barën kryesore të skuadrës mitrovicase, e cila stinorin e kaluar dëshiron ta harrojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Amerikani 24 vjeçar më parë ka qenë pjesë e ekipeve të kolegjeve në vendlindje si Marshall dhe Hutchinson, ndërsa është shprehur i lumtur me mikrpritjen e qytetit verior të Kosovës.
Bashkë me Artin Gashin dhe Herion Faslinë, Robert Goff është përforcimi i tretë i Trepçës, por i pari që do të llogaritet këtë stinor si i huaj. Trepça ndërkaq ‘bombën’ më të madhe e ka pëlcitur duke e sjellë trajnerin spanjoll, Israel Martin - që është trajner i parë nga gadishulli iberik që ateron në Kosovë.