Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA PËRMBYS RAHOVECIN

Arti shkëlqen, Peja s’lejon befasi

Arti shkëlqen, Peja s’lejon befasi


4 February, 2023 @19:09

Arti Hajdari ka shënuar 30 pikë në ndeshjes ku s’pushoi për asnjë minutë, ndërsa Peja u rikthye në pjesë të dytë të ndeshjes për të mos lënë vend për befasi ndaj të fundit në tabelë, Rahovecit, që udhëhiqte në pjesë të parë.

Verdhezinjtë fituan duelin ndaj vreshtarëve me 6 pikë dallim, për përfundimtaren Peja 82-76 Rahoveci. Hajdari bëri edhe 4 asistime e 5 kërcime në fitore, ndërsa Jalen Tate dha 24 pikë, 6 asistime e 9 kërcime në fitore. Brad Waldow kreu duelin me double-double prej 13 pikësh e 10 kërcimesh, në përballjen ku pejanëve i munguan Rodney Purvis dhe Khaliq Spice.

Rahoveci i drejtuar nga Daniel Nelson ka pasur paraqitje shumë të mirë në ndeshje, ndërsa në pjesë të parë ata dolën në epërsi për t’iu afruar befasisë. Sidoqoftë, Peja në pjesë të dytë e drejtuar nga Can Sevim, ndërsa në parket e udhëhequr nga i disponuari Hajdari (6/8 për tri pikë) nuk u ndalë dhe shkoi drejt fitores.

Kjo ka qenë fitorja e 14 e Pejës këtë stinor karshi 7 humbjeve që i ka, ndërsa Rahoveci ka regjistruar humbjen e 19 të stinorit në ndeshjen ku Jack Pagenkopf dha 29 pikë, 4 asistime e 7 kërcime, ndërsa Bardh Rexha kreu lojën me double-double prej 10 pikësh e 10 kërcimesh.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga