FIBA EUROPE CUP: GROUP E
Bakken i fortë për Prishtinën
30 October, 2018 @19:57
Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të Grupit E të FIBA Europe Cup, Prishtina ka përjetuar humbjen e parë në grup.
Bardhekaltërit nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë ekipit danez Bakken Bears në Aarhus të Danimarkës sonte, duke qenë në disavantazh gjatë gjithë ndeshjes.
28-21 përfundoi çereku i parë, 28-25 i dyti, ndërsa përsëri 28-21 i treti ashtu që danezët të hynë më të relaksuar në çerek të fundit, por përsëri për të ngritur epërsinë, 24-17 për përfundimtaren 108-84.
Në anën tjetër Bakken Bears tashmë është ekipi i vetëm në grup që nuk ka përjetuar humbjen dhe i duhet vetëm edhe një fitore nga tre ndeshjet e mbetura për të siguruar kualifikimini për në fazën e radhës të kësaj gare.
Tobin Carberry ka qenë i jashtëzakonshëm te ekipi danez. Ai ka përfunduar ndeshjen me 26 pikë, 7 kërcime e 6 asistime. Michel Diouf gjithashtu kontribuoi me 18 pikë e 6 kërcime në fitoren e danezëve.
Te Prishtina Demario Mayfield dhe Kyan Anderson kanë qenë më të dalluarit në humbje. Mayfield shënoi 21 pikë e 8 kërcime, ndërsa Anderson 16 pikë e 6 asitime në këtë përballje.
Bakken Bears tash ka bilanc 3-0, ndërsa Prishtina është e dyta me bilanc 2-1.