Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE GUNNERS

Talenti, para marrëveshjes së re

Foto:Google

Talenti, para marrëveshjes së re


9 April, 2021 @14:59

19-vjeçari ka një rekord mbresëlënës për Arsenalin U23 këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe dy asiste në 16 ndeshje; sulmuesi gjithashtu ka shënuar dy herë në pesë paraqitje për ekipin e parë.

Arsenali është afër marrëveshjes së re me sulmuesin Folarin Balogun që do ta mbante atë në klub për një kohë të gjatë.

Kontrata aktuale e tij mbaron këtë verë, por trajneri Mikel Arteta dhe drejtori teknik Edu kanë bindur lojtarin se e ardhmja e tij është në Emirates.

Para se të bënte hapin deri në U23, sulmuesi luajti për U18 të Arsenalit duke fituar titullin, kishte startuar 19 ndeshje dhe shënuar 25 gola, duke përfshirë dy hat-trick.

Balogun i lindur në New York ka përfaqësuar të dy Anglinë dhe SHBA në nivelin U18, por gjithashtu ka të drejtë të luajë për Nigerinë.


 
Të gjitha lajmet nga