TË GJITHA NDESHJET
Shkëlqimi i mysafirëve në çerekfinale
8 April, 2021 @23:03
Kanë përfunduar para pak çastesh ndeshjet e para çerekfinale të Europa Ligës, ndërsa kjo ka qenë nata e mysafirëve të garës.
Granada 0-2 Manchester United
Radhazi, Manchester United ka arritur të marrë fitore me dy gola epërsi ndaj Granadës, që është debutuese në gara evropiane për të fituar duelin 0-2 [Rashford 31, Bruno 90p.].
Arsenal 1-1 Slavia Prag
Përkundër se shënuan vonë për avantazh përmes Nic Pepes, londinezët e drejtuar nga Mikel Arteta dështuan të fitojnë ndeshjen.
Çekët e Slavias kanë arritur të barazojnë në sekondat e fundit të ndeshjes me mbrojtësin Tomas Holes, për të regjistruar golin e vlefshëm si mysafir 1-1 [Pepe 87 - Holes 90+3].
Ajax 1-2 Roma
Roma e Paulo Fonsecas ka arritur të përmbys epërsinë e pjesës së parë të Ajaxit në Amsterdam, duke i mposhtur në fund 1-2, pasi që me golin e vonshëm të Ibanezit, romakët kapën epërsinë. Serbi Dusan Tadic dështoi nga penalltia për vendasit, që hapi rrugë për këndelljen e mysafirëve, të cilët edhe arritën te fitorja në fund 1-2 [Klaasen 39 - Pellegrini 57, Ibanez 87].
Dinamo Zagreb 0-1 Villarreal
Lirim Kastrati luajti në 30-minutat e fundit të ndeshjes për Dinamon sonte, që arriti në çerekfinale të garës duke eliminuar Tottenhamin.
Por, Villarreal ka rrëmbyer fitoren në Maksimir të Zagrebit falë një penalltie të pjesës së parë, derisa Gerard Moreno vulosi fatin e takimit 0-1 [Moreno 44p.].
-
Ndeshjet e kthimit, javën tjetër.