PP: VËLLAZNIMI-TREPÇA

Foto: O. S.
Barazim, pas pjesës së parë
23 October, 2022 @17:47
Nuk ka ndeshje të lehtë në Superligë, ndërsa këtë në këto momente po e vërteton edhe Vëllaznimi i Gjakovës, që nuk po e lejon Trepçën që t’i ikë në rezultat, derisa pjesa e parë ka përfunduar me barazim, 37-37.
Pas 10-mintuave të para të lojës 15-21 në të mirë të mitrovicasve, e në çerekun e dytë Vëllaznimi me përkrahje masive nga tribunat arriti barazimin e rezultatit, duke e fituar 10-minutëshin e dytë 22-16.
Më efikasi te Vëllaznimi pas pjesës së parë është Anthony Adger me 7 pikë, ndërsa te Trepça po dallohet Ken Brown me 9 të shënuara.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.