DERBI

euroleague.net
Pjesa e dytë vendosi
26 February, 2016 @22:51
Në përballjen e dy gjigantëve të basketbollit europian, Barcelona - Olympiacos, fitues doli skuadra spanjolle Barça.
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi barabartë, derisa në pjesën e dytë, blaugranat dominuan totalisht për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 82-66.
Stratos Perperoglu, shkëlqeu me 16 pikë e 6 kërcime, ndërsa tek Olympiacosi, më i miri ishte Daniel Hackett, gjithashtu me 16 pikë të shënuara, por nuk mjaftuan për fitore.
Barcelona e regjistroi fitoren e katërt dhe i ka katër humbje gjithashtu, ndërsa Olympiacosi, me 3 fitore e 5 humbje, e vështërsoi punën për t’u kualifikuar nga grupi.