GRUPI F
Barça kthehet duarthatë nga Greqia
29 December, 2015 @22:17
Gjiganti grek Olympiacos, startoi furrishëm në TOP 16 të Euroleagues, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 74-62.
Në sallën “Peace and Friendship Stadium”, e cila ishte e mbushur plotësisht, djelmoshat e trajnerit Giannis Sfairopoulos, arritën të dalin faqebardhë nga ndeshja.
Lideri i skuadrës, Vassilis Spanoulis, përsëri ishte lojtari i ndeshjes, i cili luajti me 11 pikë dhe i bëri 9 asistime, derisa në anën tjetër Tomas Satoransky, me 12 pikë të shënuara, nuk arriti t’ia sjellë fitoren skuadrës.
Olympiacosi ndeshjen e dytë në Grupin F, do të luajë kundër Laboral Kutxas, ndërsa Barcelona do të përballet me Khimkin, që e befasoi CSKA Moskën sonte.