Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Barcelona me lehtësi mposht Berlinin

Barcelona me lehtësi mposht Berlinin


18 October, 2019 @23:21

Skuadra katalunase Barcelona, ka mposhtur kryeqytetasit gjerman Alba Berlin, me rezultat 103-84.

Basketbollisti më efikas tek blaugranët ishte Cory Higgins, i cili shënoi 22 pikë, derisa për gjermanët më efikasi ishte Rokas Giedraitis i cili luajti me 17 pikë.

Kjo ishte fitorja e tretë për katalunasit në po aq ndeshjeve të luajtura, ndërsa për Berlinin kjo ishte humbja e dytë.

Befasia e mbrëmjes së sotme ishte fitorja e Zenitit si mysafir kundër Olympiacosit, duke fituar rusët në vazhdime me rezultat 77-68, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat 64-64.

Ndeshjën e fundit të kësaj xhiroje e fitoj Anadolu Efes, të cilët mposhtën Valencian me rezultat 83-78.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague