"MIZAHIR ISMA"

Bardh Rexha rikthehet te Rahoveci
12 August, 2022 @15:03
Pas një stinori të kaluar në Ligë të Parë të Kosovës me Vëllaznimin, ylli vendas i Rahovecit, Bardh Rexha, i është rikthyer ekipit të tij.
Lajmin posa e zyrtarizoi ekipi i vreshtarëve përmes një njoftimi të shkurtër në Facebook, ndërsa Rexha rikthehet aty ku e nisi karrierën.
“Bardh Rexha rikthehet në familjen vreshtare,” ka shkruar mini-njoftimi i rahovecianëve në llogarinë e ekipit në Facebook sot.
Përndryshe Rahoveci pak më parë njoftoi se edhe i riu tjetër, Visar Ejupi ka vazhduar me klubin për një edicion shtesë.
Kujtojmë, Rahoveci në stinorin e kaluar mbijetoi në Superligë duke fituar duel të PlayOutit, pasi që kishte përfunduar në pozitë të parafundit në stinorin e rregullt.