TRIUMFI I PARË, VJEN SI MYSAFIR

Poza e lojtarëve të Bashkimit, pas fitores ndaj Beroes/ Foto: KBBashkimi/fb
Bashkimi arrin fitoren e parë të stinorit në BIBL
20 February, 2023 @20:54
Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e parë sezonale në BIBL, duke fituar ndeshjen ndaj Beroes sonte në Bullgari. Prizrenasit të drejtuar nga Audrius Prakuraitis pas pjesës së parë të ngushtë 41-42, në pjesë të dytë gjithashtu të ngushtë kanë arritur të ngrisin sado pak avantazhin, për të shkuar në fund për fitore, 80-89.
Lojtari më i dalluar i ekipit të Bashkimit në këtë fitore ka qenë Curtis Jones, që ka shënuar 28 pikë, 1 asistim e 8 kërcime në fitoren e parë të ekipit.
Pos Jonesit, në element ishin edhe Daniel Lekndreaj me 18, ndërsa Prentiss Nixon e Dajuan Graff dhanë nga 14 të tjera.
Nesër, me fillim prej orës 17:00 Bashkimi udhëton drejt Sofjes, ku do të luajë ndeshjen e radhës si mysafir, ndaj Levskit 2014.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Bashkimi ka bilanc 1-5, ndërsa Beroe me shtatë ndeshje ka bilanc 3-4.