Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PRIZRENI 16

Bashkimi fiton derbin, ringjallet shpresa për Play Off

Bashkimi fiton derbin, ringjallet shpresa për Play Off


16 April, 2022 @22:25

Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Superligës, në kuadër të xhiros 27, i takoi Bashkimit, që triumfoi në derbin lokal kundër Prizrenit’16 me rezultat 104-76.

Prizreni e mbylli çerekun e parë me 2 pikë epërsi, derisa më pas Bashkimit gradualisht e ngriti epërsinë në çerekun e dytë dhe të tretë.

Bashkimi në çerekun e fundit e kishte kontrollin duke shënuar 33 pikë dhe pësuar vetëm 13 pikë.

Alban Veseli kundër ish-skuadrës së tij shënoi 25 pikë dhe ishte koshashënuesi më i mirë te Bashkimi. Ai u ndihmua edhe nga Valon Bunjaku me 21 pikë, Corey Raley-Ross me 15 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe me nga 13 pikë, Julien Lewis, John Florveus dhe Terrence Thompson.

Te Prizreni me pikë dyshifrore luajtën, Arti Hajdari me 20 pikë, Altin Morina me 15 pikë, Darrell Davis me 14 pikë dhe Robert McCoy me 10 pikë.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me këtë fitore ka filluar të kalkulojë për Play Off. Aktualisht me një ndeshje më shumë gjendet në pozitën e gjashtë, kurse shpreson në humbjen e Rahovecit nesër kundër Yllit.

Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Dritën, kurse Prizreni me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga