PENZA (F) - BASHKIMI (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Bashkimi mbyll stinorin me perfeksion, krejt fitore
7 December, 2019 @21:36
Vashat e Bashkimit duke e mposhtur Penzën me rezultat 50-78, e përfunduan stinorin dimëror pa asnjë humbje me 10 fitore rresht.
Skuadra e Bashkimit në të gjitha çerekët ishte në epërsi, derisa pa problem u kthyen në Prizren me fitore.
Khadija Brown-Haywood ishte më e mira te Bashkimi me 18 pikë, 12 kërcime, 5 topa të rrëmbyer dhe 4 asistime, derisa u dalluan edhe Arbnore Përquku me 16 pikë, 9 asistime e 6 kërcime dhe Aisha Balarabe me 14 pikë e 6 kërcime.
Te Penza u dalluan Valbona Bytyqi dhe Melita Luci me nga 12 pikë secila.
Bashkimi me 10 fitore e 0 humbje e mbylli stinorin dimëror në krye të tabelës, kurse Penza me 6 fitore e 3 humbje gjendet në pozitën e tretë.