Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTAR I RI TE BASHKIMI!

Terrence Thompson - alo qendra e re e Bashkimit

Terrence Thompson - alo qendra e re e Bashkimit


9 March, 2022 @11:15

Basketbollisti amerikan Terrence Thompson është anëtar i ri i Bashkimit të Prizrenit.

Ai luan në pozitën e alo qendrës dhe është 201-centimetra i gjatë.

Sipas njoftimit të KB Bashkimi, ai do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e radhës, ku Bashkimi luan ndaj Pejës.



Kush është Terrence Thompson?

Amerikani 28-vjeçar është i lindur në Durham të Karolinës Veriore të SHBA-ve.

Ka përvojë nga basketbolli evropian, ku është prej sezonit 2018/19. Së pari ka luajtur në basketbollin gjeorgjian për Kutaisin, ku ka pasur 11.7 pikë për ndeshje si mesatare dhe 12 kërcime për ndeshje.

Më pas ka kaluar në elitën bullgare të basketbollit ku ka luajtur për Cherno More Varna, me mesatare gjithashtu double-double, 15.7 pikë për ndeshje dhe 11.5 kërcime për ndeshje.

E së fundi ka qenë në ligën e tretë të Spanjës ku ka djersitur fanellën e ekipit spanjoll Algeciras, ku ka luajtur vetëm një ndeshje para se të arrijë në Kosovë te Bashkimi.

Nëse konfirmohet forma e mirë e tij nga vitet e kaluara me mesatare prej double-double pikë e kërcime - atëherë mund të thuhet që Bashkimi ka bërë një goditje të rëndësishme në pjesën e fundit të sezonit të Superligës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga