Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI TRIUMFON NË NDESHJEN E SHTYRË

Bashkimi mposht Pejën për herë të parë këtë sezon

Foto: KBBashkimi/fb

Bashkimi mposht Pejën për herë të parë këtë sezon


30 January, 2023 @18:54

Ndeshja që ishte dashur të luhet dje në Suharekë dhe u shtye për sonte për shkak të temperaturës së ulët në palestrën 13 qershori, i takoi Bashkimit. Prizrenasit kanë arritur të rikthehen në pjesë të dytë të ndeshjes dhe me gjashtë lojtarë që kishin minutazhë si duhet, si dhe mungesë të Curtis Jonesit kanë arritur të mposhtin Pejën që luante me nëntë lojtarë. Dueli u luajt në Mizahir Isma të Rahovecit.

Sezai Surroi të Prizrenit, po punohet ende dhe nuk ka njoftime konkrete kur do të rregullohet salla, derisa Prizreni është qyteti i vetëm që ka dy ekipe në Superligë!

Bashkimi i është kthyer fitores pas humbjes nga Prishtina që kishte në xhiron e kaluar, ndërsa me këtë triumf ekipi i Audrius Prakuraitisit ka dalë në pozitë të pestë të renditjes tabelare duke bërë bilancin 9-11.

Përndryshe, pas dy humbjeve ndaj Pejës këtë stinor në Superligë, kjo është fitorja e parë e Bashkimit ndaj pejanëve në kampionat dhe ka ardhur pas një çereku të tretë të mirë të portokallezinjëve, për të fituar në fund ngushtë, Bashkimi 76-72 Peja [12-18, 23-19, 24-15, 17-20]. Tash bilanci në duele të ndërsjella në Superligë është Bashkimi 1-2 Peja.

TABELA AKTUALE

Samardo Samuels dhe Daniel Lekndreaj kryen ndeshjen me double-double. Samuels dha 18 pikë e bëri 10 kërcime, ndërsa Lekndreaj dha 16 pikë e bëri 11 kërcime për fitoren e madhe të ekipit. Fisnik Rugova luajti gjithashtu rol të rëndësishëm duke dhënë 17 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, kurse për tu theksuar se Bashkimi kryesisht luajti me pesë lojtarë, duke shfrytëzuar Altin Morinën si xhoker luftarak, për të pushuar ndonjërin prej pesëshes kryesore, ku pos të përmendurve bënin pjesë edhe Prentis Nixon (15 pikë, 6 kërcime) dhe Dajuan Graf (8 pikë, 5 kërcime).

Isaiah Umipig dhe Jalen Tate ishin më të mirët te Peja sonte. I pari dha 21 pikë, 5 asistime e 6 kërcime, ndërsa i dyti dha 13 pikë e 3 kërcime. Rodney Purvis nuk shënoi asnjë pikë dhe ishte në parket për rreth 15 minuta në total. Nga vendorët, Arti Hajdari kontribuoi me 12 pikë e 5 kërcime, kurse Samir Zekiqi dha 9 pikë e bëri 4 kërcime.

Fitorja, bëri që Bashkimi të dalë në pozitën e pestë dhe tash të ketë bilanc 9-11, ndërsa Peja tashmë mund të rrezikojë edhe pozitën e tretë në renditje, pasi që është në bilanc 13-7 me dy fitore më shumë sesa ndjekësja e parë e saj, Trepça.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga