Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Bashkimi mposht Prishtinën

BOROZANI

Bashkimi mposht Prishtinën


15 February, 2013 @20:29

Sigkos Bashkimi ka arritur të shënojë fitore sonte në ndeshjen miqësore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat minimal 72-71. Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive Sezai Surroi, ka qenë mjaft interesante përkundër se ka pasur status miqësor. Ndërsa fitorja për prizrenasit ka ardhur krejt në fund kur i riu Altin Morina ka shënuar pikët vendimtare të ekipit, duke u bërë hero i vërtetë te tifozëria vendase. 

Sigal Prishtina gjatë gjithë ndeshjes ka qenë në epërsi, derisa krejt në fund u ndalën nga Sigkos Bashkimi. Në sulmin e fundit të ish kampionit amerikani Alvin Snow ka dështuar të shënojë për fitoren e kryeqytetasve.

Kjo ishte humbja e dytë e Sigal Prishtinës brenda dy ditëve në ndeshjet miqësore, pasi që dje bardhekaltërit kishin pësuar humbje edhe nga RTV 21-shi, duke u mposhtur me rezultat 78-72.



KOSHASHËNUESIT E NDESHJES:

Mark Dawson 21 pikë Bashkimi
Kejuan Johnson 19 pikë Bashkimi
Rokas Uzas 18 pikë Bashkimi
Fisnik Rugova 13 pikë Prishtina
Alvin Snow 13 pikë Prishtina
Julian Terrell 11 pikë Prishtina
Granit Rugova 10 pikë Prishtina
Adnan Mustafa 7 pikë Prishtina
Akida McLain 7 pikë Prishtina
Mustafë Merovci 6 pikë Bashkimi

 
Të gjitha lajmet nga