FITORE SI MYSAFIR

Bashkimi mposht Vëllaznimin
28 February, 2016 @14:39
Bashkimi ka shënuar sot fitoren e radhës në Superligë, duke e përmbyllur xhiron e XXI të Superligës.
Ekipi prizrenas nuk ka pasur probleme fare për të arritur te fitorja në “Shani Nushi” të Gjakovës, sot duke pasur epërsi të konsiderueshme që nga fillimi i ndeshjes dhe në fund ka arritur te fitorja e 12 e stinorit.
Më të dalluarit te Bashkimi kanë qenë Endrit Hysenagolli dhe Rokas Uzas me nga 23, përkatësisht 20 pikë të shënuara, kurse trajneri Petar Mijovic i dha mundësi të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen.
Në anën tjetër te Vëllaznimi më efikasit kanë qenë Blendi Matoshi me 19 dhe Genti Zeka me 18 pikë të shënuara.
Pas kësaj ndeshjeje Bashkimi ka bilanc 12-5 ndërsa Vëllaznimi 3-15.
Statistikat ekipore
Vëllaznimi | Bashkimi | ||
Çereku i parë | 15 | 27 | |
Çereku i dytë | 10 | 20 | |
Çereku i tretë | 21 | 20 | |
Çereku i katërt | 17 | 27 | |
Kërcime | 28 | 22 | |
Asistime | 9 | 13 | |
Bllokada | 6 | 1 | |
Topa të vjedhur | 7 | 3 | |
Topa të humbur | 9 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 3/20 | 9/30 | |
Tentime nga loja | 24/54 | 36/70 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/14 | 13/21 |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Blendi Matoshi | 19 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
2 | Gent Zeka | 18 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Arian Qallaku | 8 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Sami Hajzeraj | 7 pikë | 1 top të vjedhur | - |
5 | Kreshnik Avdija | 5 pikë | 1 top të vjedhur | - |
6 | Atik Koshi | 4 pikë | 2 topa të vjedhura | 1 kërcim |
7 | Gent Mati | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Leutrim Berisha | 0 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Dardan Brovina | 0 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Endrit Hysenagolli | 23 pikë | 1 asistim | 1 kërcim |
2 | Rokas Uzas | 20 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Griffin Ramme | 15 pikë | 3 kërcime | - |
4 | Theron Bussey | 9 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Granit Rugova | 8 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Qëndrim Biiraj | 5 pikë | 2 asistime | 2 topa të vjedhura |
7 | Andi Shehu | 5 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Tay Waller | 3 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
9 | Imer Tahiri | 3 pikë | - | - |
10 | Valon Bunjaku | 2 pikë | 1 asistim | - |
11 | Altin Gashi | 1 pikë | - | - |