REKORDMANI

nba.com
I pandalshmi Curry
28 February, 2016 @12:11
Lojtarët e Oklahoma City Thunderit, ishin të motivuar për ta mposhtur Golden State Warriorsin, ku edhe nuk ia nisën ndeshjes keq.
Një fillim prej 8-0-ve, bëri që të mendohet, se a do të mposhtet Golden State, në Chesapeake Energy Arena.
Por ata e harruan faktin që tek kundërshtari, ekziston një super yll sikur Stephen Curry, i cili ishte i pakapshëm.
Curry, arriti të shënojë nga vija e treshit në 129 ndeshje rradhazi dhe e barazoi rekordin duke shënuar 12 treshe në një ndeshje, derisa gjithashtu e theu rekordin që e mbante vetë lojtari, me më së shumti treshe të shënuara gjatë një stinori (288).
Stephen Curry, në total i shënoi 46 pikë, derisa ia solli fitoren skuadrës me rezultat 121-118.
37 pikë, 12 kërcime e 5 asistimet e Kevin Duarantit, mbetën të shuar afër Curryt.
Kjo ishte fitorja e 53-të e luftëtarëve, derisa i kanë vetëm pesë humbje deri më tani.
Video
Stephen Curry