FITORJA NR 17

Rezistencë liderit, vetëm një çerek
27 February, 2016 @20:31
Peja vazhdon të kryesojë e palëkundur Superligën e Kosovës, derisa sonte shënoi fitoren e 17 të stinorit.
Verdhezinjtë ishin më të mirë se Trepça, që nga 10 minutëshi i dytë i ndeshjes.
Ekipi mitrovicas befasoi për të mirë në çerekun e parë kur e përfundoi atë me 5 pikë epërsi mbi Pejën, por pastaj Peja mobilizoi mbrojtjen dhe në çerekun e dytë e të tretë Trepça nuk ka arritur t’i shënojë më shumë se 18 pikë.
Trajneri Branimir Pavic i ka dhënë mundësi sonte të gjithë basketbollistëve të Pejës të luajnë këtë ndeshje, duke mos kursyer asgjë.
Më efikasi te ekipi fitues ka qenë Drilon Hajrizi me 14 pikë, derisa Alban Veseli kishte 13 pikë të shënuara.
Në anën tjetër te ekipi mysafir, më efikasi ka qenë Artin Gashi me 12, e pas tij lojtari i vetëm që ka arritur të kalojë në listën e koshashënuesve dyshifror ka qenë edhe Korab Prekazi, me 11 sosh.
Kjo lojë çoi Pejën te fitorja e 17 e stinorit, derisa kanë vetëm një humbje deri më tani, e Trepça përkundër humbjes mbetet e katërta në klasifikim me bilanc 9-9.
Statistikat ekipore
Peja | Trepça | ||
Çereku i parë | 17 | 23 | |
Çereku i dytë | 22 | 7 | |
Çereku i tretë | 23 | 11 | |
Çereku i katërt | 23 | 20 | |
Kërcime | 46 | 34 | |
Asistime | 24 | 16 | |
Bllokada | 5 | 2 | |
Topa të vjedhur | 8 | 8 | |
Topa të humbu | 18 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 8/21 | 6/21 | |
Tentime nga loja | 28/58 | 23/67 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 21/30 | 9/18 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 14 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
2 | Alban Veseli | 13 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
3 | Kevin Burwell | 12 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
4 | Nenad Delic | 10 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
5 | Ronald Davis | 10 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Nicholas Convingtone | 9 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
7 | Samir Zekiqi | 5 pikë | 2 asistime | 2 kërcime |
8 | Leonard Mekaj | 5 pikë | 2 kërcime | 1 top të vjedhur |
9 | Burim Zekiqi | 3 pikë | 4 kërcime | - |
10 | Mirza Muric | 3 pikë | - | - |
11 | Finisk Rugova | 1 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
12 | Rron Grapci | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Artin Gashi | 12 pikë | 7 kërcime | 2 topa të vjedhura |
2 | Korab Prekazi | 11 pikë | 2 kërcime | - |
3 | Kenny Rhymes | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Arian Tahiri | 7 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Petar Zivkovic | 7 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
6 | Valdrin Haxhiu | 5 pikë | 5 asistime | 3 topa të vjedhura |
7 | Vladan Jocovic | 4 pikë | 4 kërcime | - |
8 | Agon Selmani | 4 pikë | - | - |
9 | Besnik Azemi | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
10 | Rinor Selmani | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |