KAMPIONI NUK NDALET

Prishtina shuan Yllin
27 February, 2016 @20:05
Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e 13 me radhë në të gjitha garat duke e mposhtur sonte Yllin e Suharekës, me rezultat komod.
Fitorja e bardhekaltërve nuk është vënë asnjëherë në dyshim sonte, derisa ata krijuan epërsi të madhe qysh në fund të çerekut të parë të ndeshjes.
E pastaj edhe me lojë atraktive çuan lirshëm takimin në fund për të shënuar fitoren e 14 të këtij stinori në Superligë.
Andrew Warren ka qenë më efikasi te Sigal Prishtina me 28 pikë të shënuara, ndërsa tre pikë më pak se ai i shënoi Jason Washburn. Sidoqoftë, Dardan Berisha ka qenë i vetmi që ka kryer ndeshjen me double-double, ku shënoi 13 pikë dhe shpërndau 15 asistime.
Në anën tjetër te Ylli, që luajti me 6 lojtarë tërë ndeshjen më efikasi ka qenë Urim Zenelaj me 37 pikë dhe 21 kërcime të regjistruara.
Sigal Prishtina pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 14-3 në Superligë dhe gjindet në pozitën e dytë, derisa Ylli 7-11 dhe është i pesti në klasifikim.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Ylli | ||
Çereku i parë | 36 | 18 | |
Çereku i dytë | 31 | 24 | |
Çereku i tretë | 23 | 26 | |
Çereku i katërt | 18 | 26 | |
Kërcime | 29 | 32 | |
Asistime | 43 | 20 | |
Bllokada | 5 | 1 | |
Topa të vjedhur | 16 | 13 | |
Topa të humbu | 21 | 22 | |
Tentime për tre pikë | 10/26 | 7/18 | |
Tentime nga loja | 46/75 | 37/71 | |
Tentine nga gjuajtjet e lira | 6/6 | 13/28 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Andrew Warren | 28 pikë | 4 asistime | 3 topa të vjedhura |
2 | Jason washburn | 25 pikë | 5 kërcime | 3 topa të vjedhura |
3 | Dardan Berisha | 13 pikë | 15 asistime | 8 kërcime |
4 | Mohamed Abukar | 11 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
5 | Gerti Shima | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Rinor Peci | 8 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
7 | Edmond Azemi | 6 pikë | 2 kërcime | 1 top të vjedhur |
8 | Willie Kemp | 5 pikë | 10 asistime | 2 kërcime |
9 | Gazmend Sinani | 2 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
10 | Mergim Jakupi | 2 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Urim Zenelaj | 37 pikë | 21 kërcime | 2 asistime |
2 | Montrael Scott | 18 pikë | 3 asistime | 3 topa të vjedhura |
3 | Altin Morina | 16 pikë | 8 asistime | 5 topa të vjedhura |
4 | Erris Nushi | 13 pikë | 3 asistime | 3 topa të vjedhura |
5 | Egzon Kuqi | 10 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Egzon Berisha | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |