REKORD

nba.com
Lowry fundos Cavsin
27 February, 2016 @11:32
Dje nata për Kyle Lowryn përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Performanca fenomenale e Lowryt, që shkëlqeu me 43 pikë, ishte shifra më e madhe deri më tani në karrierën e tij.
Kyle Lowry, gjithashtu e përdori topin e fundit, për t’ia sjellë fitoren Torontos, kundër Clevelandit, të cilët e mposhtën me rezultat 99-97.
29 vjeçari Lowry, krahas 43 pikëve, i bëri edhe 9 asistime, ndërsa një tjetër performancë e mirë erdhi nga LeBron Jamesi me 25 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, por ishin të pa mjaftueshëm për fitore.
Kjo ishte fitorja e 39 e Raptorsave, të cilët i kanë 18 humbje dhe gjenden në pozitën e dytë, një më posht se Clevelandi me bilanc 41-16.
Video
Kyle Lowry