NGRITJA VAZHDON

E pesta me radhë për Lipjanin
27 February, 2016 @23:03
Basketbollistët e Lipjanit kanë treguar përkushtim të madh në përballje me Newborn Prishtinën sonte dhe kanë arritur të shënojnë fitoren e pestë me radhë në Ligë të Parë.
Newborn kishte epërsi pas çerekut të parë 18-14, ndërsa pjesën e parë e përfundoi me rezultat 38-35.
Sidoqoftë, Lipjani u këndell krejtësisht në pjesë të dytë të ndeshjes dhe arriti të shënojë fitore kur në çerekun e tretë bëri kthesë në rezultat, 52-62 për të fituar 78-90 në fund.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Pas kësaj ndeshjeje Lipjani ka kërcyer në tabelë edhe më lartë me bilanc aktual 9-6, ndërsa Newborn është duke u fundosur në tabelë me bilanc aktual 3-11.