URIM ZENELAJ

Urim Zenelaj duke depërtuar/ BOROZANI/ Arkiv/ Erdis Driza
Rekord i stinorit për Urimin
27 February, 2016 @22:16
Qendra 214 centimetërshe e Yllit, Urim Zenelaj, ka pasur një paraqitje të madhe sonte ndaj Sigal Prishtinës si mysafir, përkundër se ekipi i tij u mposht.
Zenelaj ka përfunduar ndeshjen me 37 pikë të shëunara, që është rekord personal i pikëve për të këtë stinor.
Gjithashtu, gjigandi nga Suhareka ka thyer edhe rekordin e vetë që e mbante sa i përket numrit të kërcimeve, duke e çuar nga 20 në 21 në ndeshje.
Zenelaj nuk ka pushuar për asnjë minutë në ndeshjen Prishtina - Ylli sonte, ndërsa e ka përfunduar atë me 37 pikë, 21 kërcime (13 defanzive, 8 ofanzive), 2 asistime dhe 1 bllokadë.