BASHKIMI - PRIZRENI
Bashkimi ndërpren serinë e Prizrenit prej 7 fitoreve rresht
7 January, 2021 @16:57
Në derbin e Prizrenit, fitues doli Bashkimi, duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 71-66.
Prizreni e kishte mbyllur çerekun e parë me 4 pikë epërsi, por Bashkimi me mbrojtje të fortë, që pësoi vetëm 9 pikë, e mori epërsinë në çerekun e dytë.
Në çerekun e tretë, Bashkimi e ngriti epërsinë deri në 13 pikë. Në 10 minutëshin e fundit, Prizreni e ngushtoi epërsinë deri në 1 pikë, por djelmoshat e trajnerit Ilmen Bajra nuk gabuan në fund dhe e arritën fitoren e shtatë të sitnorit.
Sean Hoehn luajti me 19 pikë e 4 asistime, derisa u dalluan edhe Endrit Hysenagolli me double-double prej 15 pikëve e 20 kërcimeve, Musab Mala me 14 pikë dhe Julian Hamati me 12 pikë e 19 kërcime.
Te Prizreni u veçuan Arti Hajdari me 25 pikë, Xavier Cannefax me 18 pikë dhe Urim Zenelaj me 10 pikë e 10 kërcime.
Bashkimi aktualisht ka bilanc prej 7 fitoreve e 6 humbjeve, derisa Prizreni pas 7 fitoreve rresht e pësoi humbjen e katërt të stinorit krahas 9 fitoreve që i ka.
Në xhiron tjetër, Bashkimi takohet me Prishtinën, kurse Prizreni e pret Trepçën.