TEMPERATURAT E ULËTA

Bashkimi-Peja, nuk luhet sonte
29 January, 2023 @17:51
I ftohti i madh në 13 qershori ka bërë që ndeshja të mos luhet fare. Përballja e Superligës ndërmjet Bashkimit e Pejës për momentin është shtyer dhe nuk dihet kur do të vazhdojë, pasi që FBK nuk ka dalë me njoftim zyrtar.
Verdhezinjtë nuk kanë pranuar të luajnë për shkak të temperaturës së ulët në sallë, ndërsa Bashkimi po vuan mungesën e terrenit vendas për shkak të punimeve që po bëhen aty.
Me dhjetëra mijëra euro harxhojnë ekipet e Superligës në muaj për paga e organizim, ndërsa kur bëhet fjalë për temperaturën në palestra, as që kujdesen. Telashet me infrastrukturën në sportin kosovar, vazhdojnë.