Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI NDAJ VËLLAZNIMIT 4-0

Bashkimi perfekt ndaj Vëllaznimit këtë stinor

Pamje nga ndeshja/ Foto: KBVellaznimi/fb

Bashkimi perfekt ndaj Vëllaznimit këtë stinor


11 February, 2023 @23:33

Skuadra e Bashkimit ka arritur të shënojë edhe fitoren e katërt në ndeshjen e katërt ndaj Vëllaznimit në kuadër të këtij stinori në Superligë. Ekipi prizrenas ka triumfuar në një atmosferë të bukur gjakovare në Shani Nushi, duke shënuar fitore me 15 pikë dallim, Vëllaznimi 65-80 Bashkimi.

Fitorja e Bashkimit erdhi pas pjesës së parë të mirë të luajtur nga të përzgjedhurit e Audrius Prakuraitisit, ndërsa ekipi bëri 17 pikë dallim pas 20-minutash lojë. Pjesa e dytë, shkoi më ngushtë, por asnjëherë për të rrezikuar epërsinë e prizrenasve dhe në fund ekipi i Josip Plantakut u pajtua me disfatën e 14 të stinorit.

Me double-double ndeshjen e kryen Daniel Lekndreaj dhe Fisnik Rugova. Danieli luajti me 17 pikë e 15 kërcime, ndërsa Fisniku me 11 pikë e 13 kërcime në fitoren e Bashkimit.

TABELA AKTUALE

Te Vëllaznimi ashtu siç pritej, debutoi përforcimi i ri Da’Quan Cook. Ai luajti ndeshjen e parë të tij me fanellën kuqezi, ndërsa dha 3 pikë në 11 minuta lojë, duke regjistruar edhe 1 asistim e 1 kërcim. Përndryshe Jordan Harris ishte lojtari me më së shumti pikë të shënuara te Vëllaznimi. Ai dha 15 pikë, ndërsa shutoi 0/5 për tri pikë! Devin Johnson dha 10 pikë, ndërsa të tjerët nuk kanë arritur të shënojnë pikë dyshifrore. Sikurse Harris që shutoi 0/5 për tri pikë, njëjtë provuan edhe Devin Johnson e Burim Zekiqi. Shuti për tri pikë gjakovarëve s’ia deshi sonte, ndërsa ndeshjen e përfunduan me saktësi 12% duke shënuar 3 nga 24 tentime.

Fitorja bën që Bashkimi i pozicionuar në vend të pesë të bëhet me bilanc 10-12, ndërsa Vëllaznimi i gjashti me 8-14.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga