Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - RAHOVECI

Bashkimi rikthehet, Rahoveci mposhtet

Bashkimi rikthehet, Rahoveci mposhtet


31 January, 2021 @18:52

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme sot përballë Rahovecit.

Prizrenasit që kishin mungesa dhe probleme në rotacion, e mposhtën Rahovecin e përforcuar së fundi me Arian Qallakun e Altin Morinën, me rezultat 86-83.

Rahoveci kishte krijuar epërsi të konsiderueshme në çerekun e dytë, por në pjesën e dytë dhe sidomos në çerekun e katërt vendasit u rikthyen për të arritur deri tek fitorja.

Problemet në rotacion te Bashkimi u panë për shkak të mungesës së amerikanit KJ Robinson, lëndimit të Altin Gashit gjatë lojës dhe Elvan Iljazit i cili nuk ishte plotësisht i gatshëm për lojë.

Rahoveci kishte epërsinë 4 pikëshe edhe 3 minuta para fundit 79-83, ndërsa deri në fund Bashkimi krijoi seri prej 7-0. Në momentet më dramatike ishte Musab Mala që shënoi dy herë nga vija e gjuajtjeve të lira, derisa në aksionin e fundit të Rahovecit i pasaktë u tregua Marvin Jones nga tentimi i tij për tre pikë.

Dyshja e Bashkimit Musab Mala dhe Sean Hoehn ishin lokomotiva e kësaj fitoreje duke shënuar së bashku hiç më pak se 68 pikë. Mala shënoi 38 pikë, derisa Hoehn shtoi 30 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Rahoveci u dallua Marvin Jones që shënoi 26 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e dhjetë e Bashkimit, derisa Rahoveci që tashmë renditet në pozitën e katërt, e pësoi humbjen e shtatë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga