Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: BASHKIMI-RAHOVECI

Bashkimi s’arrin rikthimin, Rahoveci fiton

Foto: KBRahoveci/fb

Bashkimi s’arrin rikthimin, Rahoveci fiton


14 November, 2020 @17:57

Përkundër mundit të treguar në pjesë të dytë, Bashkimi nuk ka arritur të dalë mbi Rahovecin sot dhe kështu ka pësuar humbjen e tretë me radhë të stinorit, duke u mposhtur në shtëpi nga vreshtarët me rezultat 87-89 [13-23, 22-26, 25-23, 27-17].

Epërsia e madhe e krijuar nga Rahoveci në pjesë të parë, ka duruar deri në fund të ndeshjes dhe falë mos-shënimit të disa pikëve nga tentimet e vendasve, mysafirët kanë ruajtur epërsinë duke fituar për herë të tretë këtë stinor dhe për të çuar bilansin 3-2.

Më efikasi te Rahoveci ka qenë Isaiah Taylor, që ka shënuar 28 pikë në ndeshje, 25 prej të cilave në pjesë të parë. Ai ka shutuar edhe tepër mirë për 3 pikë, duke shënuar 5 prej 7 tentimeve. Tetë asistime e 10 kërcime tjera ai i ka shtar në llogari të tij, për të qenë pa diskutim më i miri në ekip.

TABELA AKTUALE

Alban Veseli sot gjithashtu kishte motorët e ngrohur, duke shënuar 25 pikë e 7 kërcime në fitore, ndërsa Marvin Jones dha 19 pikë tjera në fitore.

Te Bashkimi Nikola Vukcevic dha 32 pikë e 6 kërcime, ndërsa Sean Hoehn 16 të tjera, që s’mjaftuan për më shumë. Mungesa e kontributit nga banka rezervë dukej se ishte arsyeja kryesore e humbjes së radhës për ekipin e drejtuar nga Illmen Bajra, që përdori për mbi 30 minuta krejt pesëshen e parë, ndërsa vetëm Ujkan Karanezi luajti 20 e Elvan Iljazi 5 minuta për të mbushur minutat.

Me fitore, Rahoveci merr kreun për momentin, ndërsa Bashkimi qëndron me bilansin më negativ në ligë për momentin, 1-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga